TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Prill 2025, 22:38

Dy motorë në Shkodër dhe Lushnje përfshihen në aksident, 4 persona të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Dy motorë në Shkodër dhe Lushnje përfshihen në

Dy aksidente kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Lushnje dhe Shkodër.

Aksidenti i parë ka ndodhur në autostradën Lushnje- Fier në afërsi të fshatit Rrapëz. Një motoçikletë ka përplasur një këmbësor që kalonte në anë të autostradës.

Motoçikleta që drejtohej nga Aeksander Hila 55- vjeç ka përplasur këmbësorin Hakim Maledhi 70 vjeç. Të dy të përfshirë në aksident kanë marrë plagë të shumta dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes.

Më rëndë në gjendje kritike për jetën është këmbësori Hakim Maledhi, ndërsa drejtuesi i motoçikletës Hila ka marrë plagë në kokë pasi edhe pse kishte maskën mbrojtëse me vete nuk e kishte vënë atë.

Edhe në Shkodër u përfshi një motor në aksident. Dy persona që udhëtonin me të janë përplasur me një automjet, i cili u ka prerë rrugën. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Ndërsa policia po kërkon shoferin, i cili është arratisur.

Lini një Përgjigje