TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Prill 2025, 20:49

Pas dhunës ndaj shefit të Financës, nuk ndalen telashet për ish-drejtoreshën e Spitalit të Dibrës; arrestohet nga policia

Shkruar nga Pamfleti

Pas dhunës ndaj shefit të Financës, nuk ndalen telashet për

Ish-drejtoresha e spitalit Rajonal të Dibrës Irini Shehu, e cila u shkarkua nga kjo detyrë pak javë më parë vijon të jetë në telashe me drejtësinë.

Shehu u shkarkua nga detyra pasi goditi me një mjet metali shefin e Financës Shaban Uklala, ndërsa ky i fundit e denoncoi atë në polici. Por pas këtij episodi, teksa po hetohej në gjendje të lirë, të tjerë punonjës të spitalit e kanë denoncuar atë për fyerje dhe kërcënime.

Rasti i fundit ka qenë i një dite më parë, ndërsa policia njoftoi se ka bërë një tjetër procedim ndaj Shehut pasi dyshohet se ka kërcënuar me sms dhe thirrje telefonike shtetasen.

Po ashtu, ditën e sotme Shehu është paraqitur tek spitali, gjë të cilën e kishte të ndaluar, ku mësohet se edhe gjatë ditës së sotme ka patur përplasje me punonjës të spitalit.

Nisur nga këto ngjarje, prokuroria ka urdhëruar arrestimin e Irini Shehut, por kjo e fundit mundohet ta shmangë me gjendjen e saj shëndetësore teksa qëndron në një nga dhomat e spitalit nën monitorimin e policisë së shtetit. Vetë Irini Shehu e ka konsideruar urdhërarrestin të paligjshëm dhe të pabazuar në prova.

Ky nuk është skandali i vetëm i saj, ndërsa dyshohet se është përfshirë edhe në të tjera situata gjatë kohës që ka ushtruar këtë detyrë.

Si fillim, ajo dhunoi me sende të forta shefin e Financës së spitalit, Shaban Uklala, ditën e martë të 11 shkurtit, të cilit i shkaktoi plagë në ballë me kapëse letrash. Ndërsa më pas, degradoi edhe në fjalor banal e gjuhë kërcënuese, kur njëri person, pjesë e stafit të spitalit i dërgoi mesazh kritikues për dhunën e ushtruar ndaj ekonomistit.

“Sot drejtoresha spitalit Peshkopi Irini Shehu (tmerri Spitalit) na bëri mbledhje dhe na kërcënoi tanëve për rrjetet sociale. Shiko ça me tha tani i shkrujta e provokova”, thuhej në mesazhin e anëtarit të stafit.

“Do t’jua pi gjakun k*rva”, i shkruan Irini Shehu, teksa shtoi se “nuk ka bir k*rve të më heqë mua nga aty”.

Si ndodhi ngjarja?

Irini Shehu, ka dhunuar shefin e Financës së spitalit, Shaban Uklala, ditën e martë 11 shkurt. Pas fyerjeve personale mes drejtoreshës Irini Shehu dhe shefit të Financës, Shaban Uklala gjatë një mbledhje të stafit, është zhvendosur në zyrën e këtij të fundit pak më vonë.

Mësohet se drejtoresha i ka shkuar në zyrë Uklalës dhe gjatë përplasjes verbale ka marrë një shishe dhe e ka goditur në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime. Uklala është qepur dhe ka shkuar në Drejtorinë e Policisë për të bërë kallëzimin. Motivet e konfliktit mbeten ende të panjohura. 

Lini një Përgjigje