TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Korrik 2025, 13:44

E rëndë në Berat! E zuri poshtë muri i banesës, humb jetën 51-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Berat! E zuri poshtë muri i banesës, humb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku një 51-vjeçar ka humbur jetën sot në banesën e tij, në fshatin Kutalli.

Mësohet se 51-vjeçari Altin Hajdari ka qenë duke shembur një mur rrethues në banesën e tij dhe muri është rrëzuar dhe e ka zënë poshtë.

Menjëherë familjarët e kanë transportuar 51-vjeçarin drejt Spitalit Rajonal Berat por mjekët e spitalit konfirmojnë se ai mbërriti pa shenja jete.

Trupi i tij është transportuar drejt Repartit të Morgur, ku do i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të DVP-së Berat, që po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje aksidentale.

 

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje