
Një plagosje me thikë është shënuar në Fier. I dëmtuar është një 33 vjeçar.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 18:30, në lagjen “15 Tetori”, ku dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. R., ka dëmtuar lehtë me mjet prerës shtetasin D. D., 33 vjeç, banues në Roskovec, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit J. R.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje