
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur Greqi, ku një 58-vjeçar është rrahur brutalisht për vdekje. Në pranga kanë rënë 3 persona, 1 prej të cilëve shqiptar.
58-vjeçari u gjet i vdekur në makinën e tij në Neos Kosmos në Athinë. Një dëshmitar okular i incidentit përshkroi për Neësbomb.gr atë që ndodhi.
"Dy burra po e ndiqnin me motoçikletë. Shoferi bëri zig-zag për t'i shmangur, humbi kontrollin e makinës dhe u ndal. Ata e nxorën nga makina dhe e rrahën brutalisht. E goditën fort në kokë dhe në të gjithë trupin dhe i bërtitën në mënyrë të pakuptueshme. Njerëzit filluan të bërtisnin nga ballkonet. Ata u larguan dhe burri ra në tokë", tha ai.
Mes të arrestuarve është një 29-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet si autor i krimit. Ai rrëfeu para oficerëve të policisë greke se e kishte rrahur shoferin 58-vjeçar, duke e goditur pa mëshirë për një arsye banale.
"U grindëm te semafori se kush e bllokoi kë. Grindja vazhdoi dhe unë e ndoqa", i tha policisë 29-vjeçari shqiptar, duke pranuar se e rrahu 58-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen burrit fatkeq pak më vonë.
Lini një Përgjigje