Kronike 4 Mars 2024, 15:37

E rëndë në Mat, e moshura bie nga ura dhe ndërron jetë

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Mat, e moshura bie nga ura dhe ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Mat, ku një grua ka ndërruar jetë pasi ra nga ura e Shkopetit.

Mësohet se ajo ishte duke kaluar urën në afërsi të tunelit të Shkopetit pranë aksit Burrel-Milot. Teksa ishte duke ecur me paterica, e moshuara është rrëzuar duke përfunduar në lumë.

Dyshohet se në lumë ka rënë edhe një person tjetër i cili po tentonte t’i jepte ndihmën e parë.

Ende nuk dihet gjendja e tij, ndërkohë forcat e emergjencës janë nisur drejt vendngjarjes.