Kronike 4 Mars 2024, 14:51

Jetonte i lirë në SHBA, zbardhet vendimi i gjykatës që shpalli të vdekur Leonard Mnellën

Shkruar nga Pamfleti

Jetonte i lirë në SHBA, zbardhet vendimi i gjykatës që

Një histori e pazakontë është zbuluar dje. Leonard Mnela i arrestuar në SHBA me qëllim deportimin në Shqipëri dhe që ishte person i skeduar për disa vepra penale në Shqipëri por dhe në Itali kishte marrë një vendim nga gjykatat shqiptare të cilin e bënin të vdekur.

Sot është publikuar vendimi i datës 16 qershor 2011 të marrë në Gjykatën e Durrësit nga Ndue Gjura, atëherë gjyqtar i kësaj gjykate.

Cështja është regjistruar më 15 dhjetor 2010 në këtë gjykatë dhe ka nisur përmes të ëmës, Gjelinë Kaçaj, e përfaqësuar nga av. Nasibi Gaxholli, Dhoma e Avokatëve Durrës, me prokurë të posaçme datë 20.07.2010. Palë ka qenë dhe zyra e Gjendjes Civile, Bashkia Durrës e përfaqësuar nga përgjegjësi i zyrës, z. Shpend Hoxha.

Objekti i shqyrtimit ishte deklarimi i faktit të vdekjes së shtetasit Leonard Mnela, i dtl. 14.03.1969, lindur në Shkodër, i biri i Kolës dhe i Gjelinës, i cili ka ndëruar jetë më datën 03.01.2003 në orën 11.05, në Republikën Bolivariane të Venezuelës, shteti Miranda, Bashkia Suckre, Kisha Famullitare Petare, si dhe regjistrimin në çertefikatën e vdekjes pranë zyrës së gjendjes cvile të Rajonit nr. 2, Bashkia Durrës.

Më 16 qershor 2011 gjyqtari ka deklaruar faktin juridik të vdekjes së Leonard Mnelës në banesën e tij në Venezuelë për shkak të kardiopatisë ishemike.

Deklarimin e faktit juridik të vdekjes së shtetasit Leonard Mnela, i datëlindjes 1969, i biri i Kolës dhe i Gjelinës, lindur në Shkodër, beqar, vdekur më datë 2003, në banesën e tij, në Bashkinë Sucre, shteti Miranda, Republika ariana e Venezuelës, ku shkaku i vdekjes ka qenë: kardiopati ishemike”

E kaluara e Leonard Mneles
Arrestimi i Leonard Mnela u bë i mundur në Miçigan nëpërmjet një bashkëpunimi mes departamentit të policisë kriminale shqiptare në bashkëpunim me 2 agjenci amerikane. Leonard Mnela do t’u nënshtrohet hetimeve, për ngjarje kriminale të ndodhura kohë më parë në Shqipëri, ku dyshohet të ketë qenë i përfshirë. Leonard Mnela alias Leon Kolmnela alias Leonard Kolmnela rezultonte dhe i dënuar me 25 vite burg në Itali për bashkëpunim në organizatë kriminale, rrëmbim personi, tentativë zhavatjeje, shkelje të ligjit për armët dhe trafik droge në sasi të mëdha.