Kronike29 Shkurt 2024, 16:04

Ekzekutoi Edmond Mustafën në Mal të Zi, lihet në burg autori

Shkruar nga Pamfleti
Ekzekutoi Edmond Mustafën në Mal të Zi, lihet në burg autori
Dino Ibrahimoviç

27-vjeçari Dino Ibrahimoviç, i cili u arrestua për vrasjen e shqiptarit Edmond Mustafa në Tivar ka kyçur gojën para gjykatës.

Ibramoviç dyshohet si ekzekutori i shqiptarit Edmond Mustafa, anëtarit të dyshuar të klanit kriminal, në të cilin bën pjesë edhe vetë ai. Gjykata vendosi masën “arrest me burg” për autorin.

Kujtojmë se ai u arrestua dy ditë më parë, teksa po tentonte të arratisej nga Tivari pas krimit.

Shqiptari Edmond Mustafa u vra rreth orës 9 të mëngjesit të së martës 27 shkurt në Tivar, teksa ishte i shoqëruar nga motra e tij. Sipas mediave malazeze, Mustafa dhe 28-vjeçari i dyshuar si vrasësi i tij, kanë qenë shokë më parë dhe të dy bënin pjesë në të njëjtin grup kriminal.

Dyshohet se motivi për ekzekutimin e tij nga anëtarët e klanit të cilit ai vetë i përkiste është se, pas vrasjes së bashkëpunëtorit të tyre Zijad Nurkoviq në Spanjë në vitin 2019, Mustafa nisi një lidhje dashurie me të venë e tij, blogeren malazeze Vasilisa.