Një aksident ka ndodhur sot pasdite në aksin Librazhd-Elbasan, aksident që mund të kishte përfunduar në tragjedi.
Një furgon është aksidentuar tek kthesa e Murrashti në Librazhd duke dalë jashtë rruge. Fatmirësisht ai është përplasur me një pirg dheu, pasi furgoni do të kishte përfunduar në lumë.
Siç shihet në pamje, nxënësit janë nxjerrë nga mjeti pasi iu rrezikohej jeta. Fatmirësisht ata nuk kanë pësuar dëme.
Librazhd/ Furgoni me pasagjerë del jashtë rruge, për pak bie nga ura pic.twitter.com/MX1QY2Du4D
— JOQ Albania (@JoqAlbania) May 23, 2023
Lini një Përgjigje