
Ende nuk dihet arsyeja që autori qëlloi mbi djalin e xhaxhait të tij, që kishte shkuar për një vizitë në fshatin Gjorm...
Bertil Alliaj, i dyshuar si autor i vrasjes së djalit të xhaxhait të tij, Dalan Alliaj, është arrestuar në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Pas krimit, Bertil Alliaj u largua nga vendi i ngjarjes, por është kapur pas 5 orësh.
Nga të dhënat e para mësohet se Bertil Alliaj u arrestua në zonën malore të Gjormit, vend ku ishte fshehur pas ngjarjes, pas një operacioni të shpejtë policor.
"Falë kontrolleve intensive të shtrira gjatë gjithë natës dhe përdorimit të dronit për krehjen e zonës, rreth orës 01:05 të mëngjesit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Bertil Alliaj, pasi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, në rrugën përpara banesës së tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin D. A.
Gjatë kontrollit fizik të autorit, iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë “Beretta FS92”, e dyshuar si arma e përdorur në këtë ngjarje, së bashku me një krehër dhe 10 fishekë", njoftoi policia.
Ende nuk dihet arsyeja që autori qëlloi mbi djalin e xhaxhait të tij, që kishte shkuar për një vizitë në fshatin Gjorm.
Pritet që hetimet të zbardhin dinamikën e ngjarjes, ndonëse gjithçka do të bazohet në dëshmitë e autorit dhe të afërmve të tij.
Zona nuk mbulohet me kamera sigurie nga është e vështirë që përtej dëshmive të zbardhet dinamika e ngjarjes.
Dalan Alliaj, 36 vjeç, u vra mbrëmjen e së shtunës nga kushëriri i tij. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur rreth orës 20:25, ndërsa kanë qenë familjarët që kanë gjetur trupin e pajetë të 36-vjeçarit. Ai është dërguar dhe në spital, por pa shenja jete.
Çfarë tha policia?
Pas rreth 5 orësh kërkimesh intensive, me përdorimin edhe të dronit, Policia e Vlorës bëri të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në fshatin Gjorm, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, nga kushëriri i tij, një 36-vjeçar.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar si e përdorur në këtë ngjarje, së bashku me 10 fishekë.
32-vjeçari i vënë në pranga, person në kërkim me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar me 35 vite burg për vrasje.
Pas marrjes së njoftimit nga familjarët se në fshatin Gjorm ishte gjetur pa shenja jete shtetasi D. A., 36 vjeç, banues në Fier, të cilit gjatë këqyrjes i janë konstatuar plagë të shkaktuara me armë zjarri, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë, u ngrit një grup hetimor me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, i përbërë nga specialistë të Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe ekspertë kriminalistikë.
Falë veprimeve hetimore të shpejta dhe profesionale, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Bertil Alliaj, 32 vjeç, banues në fshatin Gjorm, Selenicë, i cili pas ngjarjes ishte larguar në zonën malore përreth.
Menjëherë shërbimet e DVP Vlorë u organizuan dhe nisën kërkimet për kapjen e tij.
Falë kontrolleve intensive të shtrira gjatë gjithë natës dhe përdorimit të dronit për krehjen e zonës, rreth orës 01:05 të mëngjesit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Bertil Alliaj, pasi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, në rrugën përpara banesës së tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin D. A.
Gjatë kontrollit fizik të autorit, iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë “Beretta FS92”, e dyshuar si arma e përdorur në këtë ngjarje, së bashku me një krehër dhe 10 fishekë.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan si prova materiale 6 gëzhoja dhe 1 predhë arme zjarri.
Shtetasi Bertil Alliaj rezulton gjithashtu person në kërkim, menjëherë pas kapjes së tij, u ekzekutua edhe vendimi i datës 20.01.2016, i Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila e ka dënuar me 35 vite burg për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Autori i përfshirë në masakrën e "Çoles"
Autori Bertil Alliaj rezulton i dënuar më parë në mungesë me 35 vite burg për masakrën e Çoles në vitin 2015, ku 3 të rinj mbetën të vrarë në një kazino.
Bertil Alliaj prej vitesh ishte në kërkim sepse ishte pjesëmarrës në masakrën e Çoles ndodhur në Vlorë.
Prej vitit 2015, kohë kur ndodhi masakra e Çoles, ishte në kërkim. Ai pavarësisht se ishte në kërkim shkonte shpesh i pashqetësuar në Gjorm.
Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj. Gjatë seancave të gjata, u dënua me burgim të përjetshëm Aleksandër Llanaj, ndërsa Ani Begaj dhe Bertil Aliaj u dënuan me nga 35 vjet burg në mungesë.
Viktima Dalan Alliaj, rezulton administrator i kompanisë Allidagu në Fier, me aktivitet në fushën e prodhimit, përpunimit dhe shpërndarjes së ushqimeve, mbarështimi i kafshëve në fermat agroblegtorale të mëdha, tregti kafshësh të gjalla si dhe servis e tregti automjetesh.
32-vjeçari i vënë në pranga, person në kërkim me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar me 35 vite burg për vrasje. Pse ishte I lire ky person??