TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Korrik 2025, 16:15

U fut për tu larë në det dhe nuk doli dot, gjendet pas 24 orësh trupi i pajetë i portugezit

Shkruar nga Pamfleti

U fut për tu larë në det dhe nuk doli dot, gjendet pas 24

Pas më shumë se 24 orësh kërkimesh, trupit i pajetë i turistit portugez 57-vjeçar, i zhdukur që prej ditës së djeshme, është gjetur sot nga shërbimet e Policisë Kufitare. Viktima ishte parë për herë të fundit teksa po notonte në zonën e njohur si “Buka e Vivarit” në Sarandë.

Sipas policisë, trupi i tij u gjet pranë zonës ku ishte zhdukur dhe u transportua menjëherë drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore, ku do të kryhet autopsia për përcaktimin e shkakut të vërtetë të vdekjes; dyshohet se bëhet fjalë për mbytje aksidentale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje, që ka sjellë tronditje mes pushuesve dhe banorëve të zonës turistike të Sarandës.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 27.07.2025, lidhur me shtetasin portugez A. G., 57 vjeç, i cili ishte raportuar i zhdukur në det, në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, ju informojmë se: Shërbimet e Policisë Kufitare, kanë bërë të mundur gjetjen në det të trupit të pajetë të këtij shtetasi, në afërsi të zonës ku ai ishte parë për herë të fundit.

Trupi i pajetë do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e autopsisë, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes, e cila dyshohet paraprakisht të jetë shkaktuar nga mbytja në det”, tha policia.

Lini një Përgjigje