Autori i dyshuar, Ilirjan Selmani, 37 vjeç, me të cilin Teço kishte një lidhje intime prej 8 vitesh, e ka vrarë fillimisht 52-vjeçaren, më pas ka fshirë gjurmët e gjakut...
Zbulohet fotoja e 52-vjeçares që u vra në Pogradec. Policia ka arrestuar Ilirjan Selmanin, i cili dyshohet se kishte lidhje me gruan, e cila u gjet e pajetë herët mëngjes, teksa shtëpia e saj ishte shkrumbuar nga flakët.
Fillimisht dyshohej se viktima Kozeta Teço kishte humbur jetën nga asfiksia për shkak të zjarrit, por ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi shenja thike në qafë, duke nxjerrë në dritë një vrasje të qëllimshme.
Autori i dyshuar, Ilirjan Selmani, 37 vjeç, me të cilin Teço kishte një lidhje intime prej 8 vitesh, e ka vrarë fillimisht 52-vjeçaren, më pas ka fshirë gjurmët e gjakut duke përdorur peshqirë dhe kartopeceta, të cilat i hodhi në një kosh mbeturinash pranë banesës. Për të zhdukur çdo provë, ai ka ndezur disa vatra zjarri në shtëpi, por planit të tij nuk i shpëtuan kamerat e sigurisë, të cilat e regjistruan duke hedhur materialet e përgjakura. Policia kontrolloi në kosh dhe gjeti materialet.
Burimet hetimore bëjnë me dije se Selmani, i cili herë pas here punonte në ndërtim dhe në Greqi, kishte varësi nga lëndët narkotike dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor, për të cilat merrte edhe pagesë invaliditeti.
Dyshohet se gjatë viteve të lidhjes, ai i kishte marrë Kozeta Teços rreth 2 milionë lekë, shumicën e të cilave viktima i siguronte nga motrat që jetonin në Greqi dhe Tiranë.
Vetë Selmani, u shoqërua në policia dhe para mediave në momentin e ndalimit mohoi ta ketë kryer ai krimin. Por policia duket se ka siguruar prova të forta që të çojnë te ai.
Lini një Përgjigje