TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Korrik 2025, 16:20

Gara për kreun e BKH-së, faza e fundit e projektit mbikqyret edhe nga ICITAP! 

Shkruar nga Pamfleti

Gara për kreun e BKH-së, faza e fundit e projektit mbikqyret edhe nga
Ditën e sotme, shtatë kandidatët e mbetur në garë për postin e drejtorit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), iu nënshtruan fazës së fundit të konkursit. 

Edhe kjo fazë e fundit e testit të pretendentëve për drejtimin e BKH-së është mbikqyrur nga të huajt, jo vetëm amerikanët dhe përfaqësues të BE-së, por edhe të ICITAP. 

Gjatë ditës, secili nga kandidatët është pyetur brenda 45 minutave kohë në dispozicion, para një paneli të përbërë nga kreu i SPAK, Altin Dumani dhe Prokurorët e Posaçëm Arben Kraja dhe Behar Dibra. 

Nga paneli prej tre prokurorësh të posaçëm, të cilët janë të përçarë për shkak të preferencave ndaj emra ve të caktuar, kandidatët janë pyetur për përvojën e tyre, vizionin, si dhe pyetje teknike si do vepronte drejtori për çështje të menaxhimit dhe drejtimit. 

Intervista ishte etapa e fundit pas shtatë fazave të testimit, ku kandidatët janë vlerësuar përmes një game të gjerë kriteresh, përfshirë testin logjik, testin e poligrafit, shkrimin e një eseje dhe faza të tjera vlerësimi. 

Me përfnundimin e kësaj faze, tani pritet që SPAK të bëjë publik njoftimin përmbyllës me rezultatet e testimeve dhe renditjen e kandidatëve. 

Në fund, kandidatët do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit të figurës morale dhe të pasurisë. Në përfundim të gjithë këtij procesi, SPAK do t’i propozojë një emër Këshillit të Lartë të Prokurorisë për miratim.

Lini një Përgjigje