
Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm pranë urës së Telit, në njësinë administrative Postribë të Shkodrës.
Trupi u gjet nga kalimtarë të rastit, të cilët njoftuan Policinë.
Në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu, por edhe shërbimet mjekësore.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se personi ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e viktimës, ndërsa pritet që hetimi të zbardhë ngjarjen.
Lini një Përgjigje