Kronike31 Maj 2023, 09:56

Grabitje në Lushnjë, flet pronari: Disa persona më hynë në shtëpi dhe nën kërcënimin e armës më morën paratë

Shkruar nga Pamfleti

Grabitje në Lushnjë, flet pronari: Disa persona më hynë

Një banesë është grabitur në Lushnje gjatës orëve të vona të ditës së djeshme. Pronari bëri denoncim në polici ku tha se disa persona e kërcënuan me armë.

“Rreth orës 00:30 të datës 31.05.2023, shtetasi A. Gj., 37 vjeç, banues në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, ka njoftuar Policinë se shtetas ende të paidentifikuar i kishin hyrë në banesë, dhe dyshohet nën kërcënimin e armës, i kishin marrë një shumë parash dhe ishin larguar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve. 

Janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon shoqërimi i shtetasve të tjerë të dyshuar për këtë ngjarje. 

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

grabitje lushnjë