Kronike30 Maj 2023, 21:53

Shoqërohet në komisariat drejtori i Ujësjellësit në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

Shoqërohet në komisariat drejtori i Ujësjellësit në

Drejtori i Ujësjellësit në Shkodër, Arvit Bushati është shoqëruar në polici pasditen e sotme. Policia bën me dije se ai ishte shpallur në kërkim për korrupsion në zgjedhje. Bëhet fjalë për një furgon me ushqime që u kap në qytetin verior.

Strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shkodrës, kanë vijuar veprimet e  thelluara  hetimore për rastin e evidentuar mesditën e djeshme, në unazën perëndimore të qytetit të Shkodres, ku shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencën informative, si dhe si rezultat i kontrolleve të territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve elektorale, shoqëruan në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, 3 punonjës të bashkisë Shkodër, të cilët transportonin me një furgon, 50 pako me ushqime.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

-E. I., 31 vjeç, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, bashkia Shkodër;

-P. D., 49 vjeç, me detyrë Teknik i Shërbimeve Mbështetëse në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore, bashkia Shkodër;

-M. V., 63 vjeç, me detyrë Specialist i Financës në Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, bashkia Shkodër.

Gjithashtu, nga veprimet e thelluara hetimore në lidhje me këtë rast, u bë i mundur konstatimi i shtetasit që kishte porostitur qeset me ushqime, konkretisht shtetasi A. B., 33 vjeç, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve, bashkia Shkodër, i cili u shpall në kërkim. Vijon puna për kapjen e tij”, njoftonte policia pas operacionit.

 

policia shkoder zgjedhje ujesjellesi