Kronike30 Maj 2023, 21:34

Sulmoi Edi Ramën në media, dënohet me 1 vit burg 62-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Sulmoi Edi Ramën në media, dënohet me 1 vit burg

Një qytetar, i cili akuzohet se kërcënoi kryeministrin Edi Rama u gjet fajtor nga gjykata e Tiranës.

Ivzi Hoxha, 62 vjeç u dënua me një vit burgim për veprën e kanosjes për shkak të detyrës. Gjyqtari i çështjes Kujtim Vranici deklaroi se për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi ndaj Hoxhës ulet me një të tretën dhe në përfundim, i dyshuari duhet të vuajë tetë muaj heqje lirie. “Kërkoj mëshirë nga gjykata”, tha i pandehuri  dhe ndihem i penduar.

Por prokurori i çështjes theksoi se në fillim të këtij viti, i dyshuari gjatë një transmetimi direkt në televizionin “Ora News” kërcënoi publikisht kryeministrin dhe të birin. Menjëherë pas kësaj, Hoxha u shoqërua në komisariat ku dhe u arrestua.

Ai tha se ishte i stresuar për konfliktet e pronësisë me Bashkinë që do të investonte pallate në tokën e tij për të dëmtuarit nga tërmeti. Por, prokuroria e Tiranës këmbëngul se kanosja e kryeministrit ishte reale jo vetëm nga përmbajtja e fjalive, por nga urrejtja e shfaqur në këtë transmetim.

Si rast analog, prokuroria ka sjellë rastin e kryeministres së Italisë Georgia Meloni, e cila u kërcënua përmes Twitter dhe për këtë autoritetet arrestuan autorin, raporton TCH.

denim rama kercenim