TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Shtator 2025, 17:00

I akuzuar për vdekjen e turistes britanike, Gjykata e Sarandës kalon për gjykim dosjen ndaj Saimir Kushovës

Shkruar nga Pamfleti

I akuzuar për vdekjen e turistes britanike, Gjykata e Sarandës kalon

Gjykata e Sarandës i konsideroi të plota hetimet e prokurorisë dhe vendosi të kalojë për gjykim dosjen penale ndaj Saimir Kushovës, për akuzën e “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” në dëm të shtetases britanike Rebbeca Gannon.

Vendimi për dërgimin e çështjes për gjykim u mor më datë 11 shtator, ndërsa më herët dosja ishte kthyer për plotësim të hetimeve, pasi ishin konstatuar mangësi.

Kushova, një zhytës profesionist drejtonte e ekspeditën “Saranda Diving Center” kur më 19 shtator 2022 në Gjirin e Sarandës, ndërroi jetë teksa zhytej 29-vjeçarja Rebecca Gannon. Prokuroria e akuzon Kushovën në cilësinë e operatorit turistik, se nuk ka përmbushur detyrimet e përcaktuara në vendimin. 845, datë 28.10.2020 që lidhej me aktivitetet turistike detare.

Hetimi ka rezultuar se nuk janë respektuar detyrimet e procesit të mbikqyrjes së aktivitetit të zhytjes që nga pajisjet të cilat duhet të verifikoheshin nga në person kompetent, mungesa e praninë fizike të stafit të qendrës së zhytjes e cila do të vëzhgonte sjelljen personale të çdo zhytësi dhe parandalimi ose korrigjimi i problemeve kur ato ndodhin. Prokuroria thotë se si pasojë e mospërmbushjes së këtyre detyrimeve, ka gjetur vdekjen shtetasja angleze Rebecca Gannon.

Në momentin që u zhyt në det, turistja shfaqi shqetësime dhe sipas aktit të ekspertimit mjeko-ligjor: “Shkaku i vdekjes së shtetases Rebecca Gannon ka qenë asfiksia mekanike, si pasojë e zënies së rrugëve të frymëmarrjes nga uji”.

Në dosje është përfshirë dhe korrespodenca e me autoritetet norvegjeze, të cilat konfirmojnë se Saimir Kushova është duke kryer një dënim me 15 vite burg atje për trafik narkotikësh.

Interpol Oslo në Norvegji, ka konfirmuar se Kushova është dënuar nga gjykata e Shkallës së parë Hordaland, si pjesë e një grupi kriminal të organizuar, të cilët në mënyrë ilegale kanë importuar dhe janë kujdesuar për lëndën narkotike, në sasi të mëdha. Sipas të dhënave nga ardhura nga autoritetet e huaja rezulton se Kushova aktualisht ndodhej në burgun Bergen, Norvegji.

Ai do të gjykohet në mungesë në gjykatën e Sarandës, ndërkohë në proces do të jenë të pranishëm prindërit e Rebeca Gannon, të cilët janë zhvendosuar nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë me shpresën për të gjetur drejtësi për jetën e vajzës.

Dosja për Kushovën u kthye për rihetim, pasi u trajtua në emisionin “Në Shënjestër” që konstatoi mangësi në hetime.

Lini një Përgjigje