
Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Sarandë. Mësohet se një 28-vjeçar belg ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me barrierat anësore.
Policia bën me dije se i riu ishte në gjendje të dehur. Si pasojë e përplasjes 28-vjeçari belg është dëmtuar dhe po trajtohet në spital.
"Sot, rreth orës 06:50, në rrugën “Butrinti”, në vendin e quajtur “Hidrovori”, shtetasi belg Y. Z., 28 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Dayang”, dyshohet në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, 28-vjeçari ka pësuar dëmtime në trup dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit", njofton poilica.
Lini një Përgjigje