Policia e Durrësit ka arrestuar 52-vjeçarin Pllumb Daci, i dënuar më parë për tentativë vrasje dhe grabitje.
Daci u kap teksa do futej në Portin e Durrësit me qëllim tërheqjen e një automjeti të dërguar nga jashtë shtetit nga të afërm të tij.
'Finalizohet operacioni policor i koduar “Five Charges”.
Kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar i dënuar me mbi 14 vjet burg për 5 vepra penale.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit bazuar në informacionet e marra se një shtetas në kërkim do futej në Portin e Durrësit me qëllim tërheqjen e një automjeti të dërguar nga jashtë shtetit nga të afërm të tij , kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Five Charges”.
Si rezultat i forcimit të kontrolleve të ushtruara në hyrje - dalje në PKK Port Durrës, në kuadër të operacionit të koduar “Five Charges”, nga shërbimet e Stacionit te Policisë Kufitare Porti Durrës në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve dhe Zbatimit të Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimi shtetasi Pllum Daci, 52 vjeç, banues ne Kamëz, Tirane .
Arrestimi i këtij shtetasi u be pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali me date 24.07.2024.
Gjykata e Napolit/Itali e ka dënuar ketë shtetas me 14 vjet e 10 muaj burg (mbetur për te kryer 13 vjet e 9 muaj burg) për veprat penale "Tentativë vrasje" " Grabitje" " Kanosje" " Vjedhje" dhe "Shfrytëzim prostitucioni" parashikuar nga nenet e Kodit Penal Italian.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali.', njofton policia.
Lini një Përgjigje