
Policia greke ka sekuestruar laptop, tableta dhe telefona celularë gjatë kontrollit të kryer ditën e sotme në dy dyqanet ku kishte punuar i riu i arrestuar për vrasjen e shqiptarit dhe pronarit të kampingut në Finikoundë.
Kontrollet u kryen me urdhër të hetuesit si në Athinë ashtu edhe në Finikoundë, teksa u sekuestruan gjithsej dy tableta, dy laptopë dhe telefona celularë që i përkisnin nipit të pronarit të kampingut, partnerit të tij dhe biznesmenit.
Përveç hetimit, një njësi tjetër e Drejtorisë së Hetimeve Penale, me mbështetjen e policisë së Kalamatës, kreu një kontroll në vendin e kampingut dhe në shtëpinë e nipit të viktimës. Partnerja e nipit u thirr në polici dhe dorëzoi telefonin e saj celular.
Biznesmeni është personi i parë që nipi i viktimës kontaktoi menjëherë pas vrasjes së xhaxhait të tij. Nipi arriti t’i shpëtonte plumbave, ndërsa ishte prezent në skenën e krimit. Dy të rinjtë e arrestuar kanë paraqitur pretendimet e tyre në lidhje me pjesëmarrjen e tyre në krim, ku njëri fajësoi tjetrin duke shtuar se i riu hyri në vendin e ngjarjes natën fatale.
22-vjeçari tjetër mbështet deklaratën e tij të parë, se ai nuk është autori i kësaj vrasjeje seriale. Vrasja e shqiptarit dhe pronarit të kampit ndodhi mbrëmjen e 5 tetorit në Finikounda të Mesinisë. Njëri prej të pandehurve ka theksuar se pronari i kampingut kishte abuzuar seksualisht me të kur ai ishte 18 vjeç.
Lini një Përgjigje