TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Nëntor 2025, 15:25

Ishte kthyer në makthin e bizneseve në Vlorë, përfundon në pranga 'skifteri'

Shkruar nga Pamfleti

Ishte kthyer në makthin e bizneseve në Vlorë, përfundon

Një 36-vjeçar është arrestuar nga blutë e Vlorës si autor i dyshuar i disa vjedhjeve në lagjen ‘1 Maji dhe ‘Lef Sallata’.

I riu i ka realizuar vjedhjet në tetor dhe gjatë këtij muaji, ku në datën 14 tetor ka vjedhur shumën 100 000 lekë në një furrë buke; në datën 16 nëntor ka vjedhur 200 000 lekë dhe ditën e sotme ka vjedhur 200 000 lekë në një lokal.

Operacioni për kapjen e tij u kodua “Cashline”.

"Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pronës dhe pasurisë, finalizuan operacionin policor të koduar “Cashline”, si rezultat i të cilit u kap dhe u ndalua shtetasi:

E. Xh., 36 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i 3 rasteve të vjedhjeve në qytetin e Vlorës, konkretisht:

Më datë 17.10.2025, në lagjen “1 Maji”, ka vjedhur shumën 200 000 lekë në lokalin e një shtetasi;

Më datë 14.11.2025, në lagjen “1 Maji”, ka vjedhur shumën 100 000 lekë në një furrë buke;

Më datë 16.11.2025, në lagjen “Lef Sallata”, ka vjedhur shumën 200 000 lekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”."-njofton policia. 

Lini një Përgjigje