Kronike23 Shkurt 2024, 10:00

Krimi makabër në Durrës, publikohet fotoja e Pëllumb Metës që u vra nga vajza 19-vjeçare

Shkruar nga Pamfleti
Krimi makabër në Durrës, publikohet fotoja e Pëllumb
Viktima Pëllumb Meta

Ky është 50-vjeçari Pëllumb Meta që u vra nga e bija 19-vjeçe Hygrta dhe gjet i groposur pas 10 ditësh pranë banesës së tij në Shënavlash të Durrësit.

Sipas asaj që 19-vjeçarja ka deklaruar, motivi i vrasjes ka qenë insistimi i të atit për ta fejuar pa dëshirë.

Shtëpia e familjes Meta, ku vajza vrau babanë  tashmë është kthyer në skenë krimi. Policia ka rrethuar zonën, ndërsa ekspertët ndodhen në vendngjarje.

19-vjeçarja Hygerta Meta vrau me armë zjarri babanë e saj Pëllumb Metën dhe më pas trupin e varrosi në kasollen e lopës.

Si u zbulua vrasja e 50-vjeçarit?

Familjarët kishin denoncuar prej 10 ditësh zhdukjen e 50-vjeçarit, teksa fillimisht u gjet e braktisur rreth 200 metra larg shtëpisë makina e 50-vjeçarit.


Në pyetje janë marrë shumë persona dhe më pas u konkludua se 50-vjeçari u vra dhe u varros nga e bija.

Ka qenë zbulimi i sinjalit të telefonit të 50-vjeçarit, ai që ka zbuluar edhe krimin.

Më pas ekspertiza mjekoligjore ka zhvarrosur trupin e 50-vjeçarin i cili është gjetur i mumifikuar.

19-vjeçarja ka marrë përsipër krimin dhe ka thënë se e vrau të atin pasi ai donte ta fejonte pa dëshirën e saj, ndërsa ajo donte të vazhdonte shkollën.

Dyshohet nga policia dhe po vijojnë hetimet se 19-vjeçarja mund të ketë pasur një bashkëpunëtor, pasi referuar dinamikës së krimit, vrasja, lidhja me litarë dhe qese, sipas policisë është një proces i pamundur për t’u kryer e vetme nga 19-vjeçarja.

Pas ngjarjes së rëndë, familja ka vijuar aktivitetin normal, dhe vajza ka vijuar jetën me një qetësi maksimale pa dhënë përshtypjen se në familjen e tyre kishte ndodhur një krim.

 

pëllumb meta durrës