
Drejtori i policisë së Durrësit, Skënder Hitaj ka mbërritur në vendin e krimit në fshatin Shënavlash, në banesën ku 19-vjeçarja ka vrarë bababë.
Vrasja ka ndodhur më 13 shkurt dhe 50-vjeçari Pëllumb Meta ka qenë i varrosur prej 10 ditësh në kasollen e lopës.
Policia ka dyshime se e reja Hygerta Meta nuk ka vepruar e vetme, por është ndihmuar edhe nga persona të tjerë. Grupi hetimor nën drejtimin e drejtorit Hitaj po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Lini një Përgjigje