Kronike27 Mars 2023, 12:57

Sulmi me armë ndaj Top Channel, zbardhet itinerari i lëvizjes së autorëve

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi me armë ndaj Top Channel, zbardhet itinerari i lëvizjes së

Një ngjarje e paprecedentë ndodhi mbrëmjen e djeshme ku godina e Top Channel u sulmua me armë zjarri.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në atentatin terrorist ndaj godinës së Top Channel kanë marrë pjesë të paktën 3 persona, ku njëri ka qenë në rolin e shoferit.

Automjeti tip Range Rover rezulton i vjedhur, njësoj edhe targat e përdorura në mjet. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, autorët kanë ardhur nga Mëzezi, kanë kaluar përpara godinës së Top Channel dhe rreth 100m më lart janë kthyer.

Në momentin kur kanë qenë duke lëvizur drejt Mëzezit, ata kanë hapur zjarr në lëvizje, duke qëlluar rreth 27 plumba, shumica e të cilëve kanë përfunduar në fasadën e godinës.

Fatkeqësisht një nga këto plumba ka kapur rojën e sigurisë Pal Kola, 60 vjeç, i cili ka qenë duke qëndruar në vendin e rojës. Ai ka dalë nga vendi i tij dhe pasi ka ecur pak metra është rrëzuar.

sulmi me armë ndaj top channel