
Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia nën akuzën e mashtrimit financiar.
Mësohet se i riu kishte mashtruar një qytetar duke i premtuar se do të shlyente detyrimet tatimore të biznesit të tij, duke i marrë 10 mijë euro.
"I mori 10 000 euro një shtetasi, me anë të mashtrimit, vihet në pranga 33-vjeçari.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një qytetar për një rast mashtrimi financiar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Fraud”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasit E. D., 33 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore, i kishte marrë 10 000 euro shtetasit G. D., me pretendimin se do të shlyente detyrimet tatimore të aktivitetit të tij tregtar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia.
Lini një Përgjigje