TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Korrik 2025, 12:33

U arrestua me urdhër të SPAK, dënohet me 2 vite burg Jorgo Goro

Shkruar nga Pamfleti
U arrestua me urdhër të SPAK, dënohet me 2 vite burg Jorgo Goro
Jorgo Goro-Rama

GJKKO ka dënuar me 2 vite burg ish-kreun e Bashkisë Himarë, Jorgo Goro.

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi me dy vite burg, ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro. Ai akuzohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” në dy raste dhe mosdeklarim të pasurisë.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të vuajë 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Po ashtu, gjykata i ka hequr të drejtën për të mbajtur funksione publike për pesë vite.

GJKKO dha dënimin me 1 vit e 6 muaj burg edhe për Vasillaq Strakosha. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë vetëm 1 vit heqje lirie.

Goro akuzohet nga SPAK për “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim, teksa u arrestua në muajin mars të këtij viti.

Hetimet e SPAK treguan se Goro në bashkëpunim me Jerasimo Bushin, përcollën pranë organeve kompetente dokumente të falsifikuara duke bërë të mundur regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore, në pronësi të shtetit, në favor të subjektit privat, në pronësi të Foto Mëhillit, i ati i Stavri Mëhillit.

Pas kësaj procedure, të dy ata kanë vijuar me transaksionet për të regjistruar sipërfaqen e tokës në emër të një shoqërie private me përfaqësues Artan Gaçin.

Në total janë dy sipërfaqe toke të tjetërsuara, të dyja rreth 10 mije m2.

Lidhur me këtë çështje kreu i kadastrës Vlorë Bilbil Aliaj u la në masën “detyrim paraqitje”, ndërsa ish juristi Vezir Gjikoka si dhe ish drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të tokës në Bashkinë Himarë në “arrest në shtëpie”.

Nga ana tjetër, Stavri Mëhilli pronari i tokës, që dyshohet se ka kryer 2 vepra penale, lënë në “arrest me burg”, në mungesë, për shkak se nuk është gjetur për tu arrestuar.

Pak muaj pas arrestimit Prokuroria e Posaçme kërkoi një tjetër masë sigurie arresti në burg për Jorgo Goron si dhe sekuestroi të 4900m2 tokë që është përfituar nga ish-kryebashkiaku i komanduar i Himarës, Arqile Bollano.

Lini një Përgjigje