TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Korrik 2025, 10:32

Aksident i frikshëm në aksin Durrës-Tiranë, makina përplaset me trafikndarësen

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i frikshëm në aksin Durrës-Tiranë, makina
Aksident i frikshëm në aksin Durrës-Tiranë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Durrës-Tiranë, ku një mjet Volkswagen Golf 6 është përplasur me trafikndarësen, e cila ka hyrë në pjesën e përparme, deri pranë sediljeve.

Pamjet janë publikuar nga portali “JOQ Albania” dhe dëshmitarët kanë raportuar se barriera mbrojtëse është lënë në gjysmë nga kompania ndërtuese Elmazaj, duke rrezikuar seriozisht jetën e qytetarëve.

Fatmirësisht, shoferja ka shpëtuar pa lëndime, por ngjarja që mund të kishte përfunduar në një tragjedi të rëndë ka ngritur shqetësim për sigurinë e këtij segmenti që prej muajsh i është nënshtruar rikonstruksionit.

aksident i frikshëm në aksin durrës-tiranë

Lini një Përgjigje