TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Gusht 2025, 11:38

I shpallur në kërkim nga SPAK, ekstradohet nga Italia anëtari i grupit kriminal të “Visit të Pojës”

Shkruar nga Pamfleti

I shpallur në kërkim nga SPAK, ekstradohet nga Italia anëtari i

Emri i Edison Cukajt del nga komunikimet e “Sky Ecc” ku u godit banda e Elvis Doçit, i njohur si “Visi i Pojës".

Një 32-vjeçar është ekstraduar nga Italia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhër të SPAK.

Ai akuzohet për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë.

Edison Cukaj (Gjoka) alias Edison Gjoka, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, pasi në prill të vitit 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

"Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës me homologët e Interpol Romës, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u finalizua ekstradimi nga Italia në Shqipëri, i shtetasit E. C., alias E. Gj, 32 vjeç.

Shtetasi E. C., alias E. Gj, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në prill 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në përfundim të procedurave në Komisariatin e Policisë Rinas, shtetasi E. C., alias E. Gj, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve", njoftoi policia.

I shpallur në kërkim nga SPAK, ekstradohet nga Italia anëtari i

Emri i Edison Cukajt doli nga komunikimet e “Sky Ecc” ku u godit banda e Elvis Doçit, i njohur si “Visi i Pojës".

Edison Cukaj alias Edison Gjoka, i cili rezulton i dënuar si trafikant droge, akuzohet se kaloi në mënyrë të paligjshme drejt Italisë nëpërmjet portit të Durrësit, duke i dhënë 3 mijë euro ryshfet policit kufitar.

Nga komunikimet rezulton se skema është organizuar nga Bexhet Mema, me ndërmjet Ervis Detin, teksa i përfshirë rezulton efektivi i kufirit në portin e Durrësit, Naim Beluli.

Por, pas gjithë kësaj skeme të organizuar për kalimin e trafikantit drejt Italisë, plani u dështoi pasi më datë 16.06.2022, Edison Cukaj është ndaluar në Portin e Barit nga autoritetet ligjzbatuese Italiane, pasi nuk dispononte dokumentacion të rregullt dhe ishte deportuar përsëri në Shqipëri.

Lini një Përgjigje