
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës ku një efektiv policie është pëprlasur nga një automjet.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani”, ku drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka përplasur efektivin 60-vjeçar në vijat e bardha.
Efektivi është dërguar me urgjencë në spital jashtë rrezikut për jetën dhe po mbahet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur polica dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.
“Rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani”, një shtetas duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, ka përplasur shtetasin 60 vjeç, punonjës policie, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për të shkuar për të marrë shërbimin”, sqaron policia.
Lini një Përgjigje