TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Qershor 2026, 07:17

I shpallur në kërkim për “shpërdorim detyre”, dorëzohet në polici ish-oficeri i Krimeve Sarandë

Shkruar nga Pamfleti

I shpallur në kërkim për “shpërdorim detyre”,

Ish-oficeri i Policisë Irakli Koçiaj është dorëzuar ditën e djeshme në Komisariatin e Policisë Sarandë, pasi ishte shpallur në kërkim që prej 25 majit me urdhër të Prokurorisë së Sarandës për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Koçiaj, i cili ushtronte detyrën e oficerit të Krimeve për zonën e Ksamilit, dyshohet se ka favorizuar ndërtime pa leje në këtë zonë turistike. Ndërkohë, katër punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) pranë Bashkisë Sarandë vijojnë të jenë ende në kërkim.

Në kuadër të këtij hetimi janë arrestuar deri më tani tetë ish-efektivë të Policisë së Sarandës, të dyshuar për të njëjtën vepër penale. Dy prej tyre, mes të cilëve edhe ish-shefi i Komisariatit, ndodhen në burg me masë sigurie 30-ditore dhe pritet që së shpejti t’u rivlerësohet masa e sigurisë. Ndërsa pesë të tjerë ndodhen në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive lidhur me ndërtimet pa leje në zonën e Ksamilit.

Lini një Përgjigje