TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Shtator 2025, 15:23

Inskenoi vdekjen e tij në Pukë, del nga burgu Davide Pecorelli

Shkruar nga Pamfleti

Inskenoi vdekjen e tij në Pukë, del nga burgu Davide Pecorelli

Gjykata e Apelit ka lënë të lirë italianin, Davide Pecorelli, i cili u dënua pasi inskenoi vdekjen e tij.

Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit Pecorelli e ka kryer dënimin e tij në kohën e paraburgimit.

Davide Pecorelli u bë i njohur në mediat italiane dhe shqiptare në vitin 2021, kur u raportua fillimisht si i zhdukur në Pukë.

Pak kohë më pas u zbulua se kishte inskenuar vdekjen e tij, duke shkaktuar hetime të shumta dhe debat publik.

Historia e zhdukjes

Davide Pecorelli mbërriti në Shqipëri më 3 janar të 2021. Fillimisht shkoi në Vlorë, më pas në Shkodër e në Pukë, ku qëndroi për dy netë. Gjurmët e tij u zhdukën në mesnatën e 6 janarit, ndërsa makina ku ai udhëtonte u gjet e djegur e brenda saj mbetje kockore, që kurrë nuk u vërtetuan që ishin të tijat. Për 8 muaj ai humbi kontaktet, por do të zbulohej pas një incidenti me varkë në ishullin e Montecristos, ku rrezikoi mbytjen.

Lini një Përgjigje