
Tre persona janë arrestuar nga policia dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se jepnin para me fajde në 2 subjekte “Exchange”, në Tiranë dhe në Gjirokastër. Të përfshirë në këtë aktivitet dyshohen dy vëllezër me dy djemtë e tyre, të gjithë banues në fshatin Kordhocë, Lazarat.
Sipas hetimeve, përmes dy pikave “Exchange” në pronësi të 56-vjeçarit (R.K), katër shtetasit dyshohet se jepnin para me fajde, me norma të larta interesi, duke përdorur shuma të përfituara nga veprimtari kriminale.
“Gjatë operacionit u vunë në pranga shtetasi R. K., 56 vjeç, vëllai i tij, shtetasi L. K., 59 vjeç, si dhe djali i 59-vjeçarit, shtetasi P. K., 28 vjeç, si dhe u shpall në kërkim djali i 56-vjeçarit, shtetasi B. K., 27 vjeç, të katërt banues në fshatin Kordhocë, Lazarat. Nga hetimet dyshohet se nëpërmjet 2 subjekteve “Exchange” në pronësi të 56-vjeçarit, në Gjirokastër dhe në Tiranë, 4 shtetasit jepnin me fajde, para të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale. Punohet intensivisht për kapjen e 27-vjeçarit”, njofton policia.
4 personat e përfshirë akuzohen për veprat penale: “Skemat mashtruese dhe piramidale”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Gjatë kontrolleve në dy subjektet “Exchange” dhe në banesat e personave të përfshirë, Policia sekuestroi:26, 963, 200 lekë/ 132,760 euro/ 42,596 dollarë amerikanë/ 8,780 paund/ 10,380 franga zvicerane/ 3,145 dollarë kanadezë/ 85, 720 lira turke/ 18 blloqe me shënime/ 6 kompjuterë/ 6 celularë.
“Gjirokastër/Finalizohet pas një hetimi të kryer për disa muaj, me metoda proaktive, operacioni policor "Trace the flow".
Në 2 subjekte “Exchange”, në Tiranë dhe në Gjirokastër, jepnin me fajde, para me burime kriminale, arrestohen 3 shtetas (ndërmjet tyre, organizatori) dhe shpallet në kërkim 1.
4 shtetasit e përfshirë, 2 vëllezër me 2 djemtë e tyre.
Nga 2 subjektet dhe nga banesat e këtyre shtetasve, u sekuestruan: 26 963 200 lekë, 132 760 euro, 42 596 dollarë amerikanë, 8 780 paunde, 10 380 franga, 3145 dollarë kanadezë, 85 720 lira turke, 18 blloqe me shënime, 6 kompjuterë, 6 celularë dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë vijimit të hetimit.
Si rezultat i një hetimi disamujor, të ndjekur me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, për provimin e një rasti të pastrimit të parave me burime të dyshimta, nëpërmjet huadhënies së tyre, me përqindje të lartë fitimi, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomio-Financiar, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, finalizuan operacionin "Trace the flow".
Gjatë operacionit u vunë në pranga shtetasi R. K., 56 vjeç, vëllai i tij, shtetasi L. K., 59 vjeç, si dhe djali i 59-vjeçarit, shtetasi P. K., 28 vjeç, si dhe u shpall në kërkim djali i 56-vjeçarit, shtetasi B. K., 27 vjeç, të katërt banues në fshatin Kordhocë, Lazarat.
Nga hetimet dyshohet se nëpërmjet 2 subjekteve “Exchange” në pronësi të 56-vjeçarit, në Gjirokastër dhe në Tiranë, 4 shtetasit jepnin me fajde, para të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.
Punohet intensivisht për kapjen e 27-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Skemat mashtruese dhe piramidale”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave””, njofton policia.
Lini një Përgjigje