Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Pogradec-Lin.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa për pasojë një person ka mbetur i plagosur.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se i lënduari ka pësuar dëmtime të lehta dhe është transportuar në Spitalin Bashkiak të Pogradecit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Ndërkohë, qarkullimi në zonë është zhvilluar me kujdes deri në largimin e mjeteve të përfshira në përplasje.
Lini një Përgjigje