TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Dhjetor 2025, 15:52

Kishin kthyer apartamentin në qendër prostitucioni, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë; arrestohet çifti

Shkruar nga Pamfleti
Kishin kthyer apartamentin në qendër prostitucioni, goditet rrjeti
Pamje nga aksioni

“Streha” ndodhej në lagjen “Pavarësia”, aty ku shfrytëzohej sipas policisë, një shtetase kineze.

Një apartament me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion është zbuluar në Vlorë.

“Streha” ndodhej në lagjen “Pavarësia”, aty ku shfrytëzohej sipas policisë, një shtetase kineze.

Dy kinezë u identifikuan dhe arrestuan si bashkëpunëtorë dhe drejtues të aktivitetit kriminal, kurse një i tretë u shpall në kërkim.

Të arrestuarit janë një burrë dhe një grua, kurse një tjetër femër 50-vjeçare është e shpallura në kërkim.

Nën procedim u vendos edhe shtetasja kineze e dyshuar dhe një person i dytë që besohet se është klient.

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u finalizua operacioni i koduar “Victim”, që goditi një rast të shfrytëzimit për prostitucion. Nga hetimet u identifikuan 3 autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale. 2 prej tyre, shtetasja X. L., 40 vjeçe, banuese në Kinë dhe shtetasi B. Ë., 31 vjeç, banues në Kinë, u vunë në pranga, ndërsa bashkëpunëtorja, shtetasja K. X., 50 vjeçe, u shpall në kërkim”, tha policia.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata dyshohet se shfrytëzonin për prostitucion shtetasen kineze J. G., 52 vjeçe, në një apartament në lagjen “Pavarësia”, të cilin e kishin marrë më qira, për këtë qëllim.

“E dyshuara kineze J. G. dhe shtetasi E. B., i cili u konstatua në apartament, u proceduan penalisht për veprën penale “prostitucion”. Punohet për kapjen e shtetases kineze të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e kësaj të veprimtarie kriminale”, vijoi sqarimin policia vendore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.`

aksion prostitucion arrestim

Lini një Përgjigje