TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Shtator 2025, 21:10

“Kishte dy armë”, Anduena Llabani zbulon detaje të reja nga ngjarja në Shkodër: Autori me antiplumb e shishe benzine me vete

Shkruar nga Pamfleti

“Kishte dy armë”, Anduena Llabani zbulon detaje të reja

Gazetarja e kronikës Anduena Llabani ka zbardhur detaje të forta nga vrasja sot në Shkodër. Në pranga ra Ragip Gila, i cili vrau dy persona dhe plagosi dy të tjerë.

Sipas gazetares, ai e kishte menduar me shumë detaje vrasjen, por i doli situata nga kontrolli. Sipas saj ai kishte dy armë si dhe mbante antiplumb në momentin e atenatit.

Ende nuk ka një pistë zyrtare. Flitet për një dëshmi, ku vetë autori deklaron se ke vrarë sepse është ndier i fyer. Ajo që nuk u tha janë përdorur dy armë dhe jo një armë. Autori e ka organizuar deri në detaje, ku në çantë janë gjetur këpucë rezervë dhe bidona me benzinë. Ai ishte veshur nga veshkat dhe poshtë me antiplumb. Ai e kishte mirëmenduar  situatën me kë do të përballej”, tha gazetarja në "Euronews Albania".

Atentati ndodhi paraditen e sotme në Shkodër, ku mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa u plagosën Erogen Vaso dhe kamarierja Meri Kaceri.

Lini një Përgjigje