TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Shtator 2025, 21:08

Masakra në Shkodër, Klodiana Lala: Hakmarrje mes Licëve dhe Bajrave, shënjestra banon sipër lokalit ku ndodhi ngjarja

Shkruar nga Pamfleti

Masakra në Shkodër, Klodiana Lala: Hakmarrje mes Licëve dhe

Sipas gazetares është duke u hetuar dhe mundësia e lidhjes mes dy ngjarjeve, ngjarjes së sotme dhe vrasjes së Kristjan Kolës pak ditë më parë.

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se ngjarja e sotme në qytetin e Shkodrës, ku mbetën të vrarë Liridon Kraja dhe Armando Pali dhe mbeti i plagosur Erogen Brajoviç, dyshohet se ka të bëjë me hakmarrje mes bandave Lici dhe Bajri.

Sipas Lalës, vrasësi, Ragip Gila, dyshohet se punonte për llogari të Lulzim Kullës, i cili njëkohësisht është i afërm i familjes Lici.

Ndërkohë sipas gazetares është duke u hetuar dhe mundësia e lidhjes mes dy ngjarjeve, ngjarjes së sotme dhe vrasjes së Kristjan Kolës pak ditë më parë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 8:50 dhe Erogenn Brajovic banon sipër lokalit ku ka ndodhur masakra. Ai kishte zbritur për të takuar dy viktimat dhe në momentin që është ulur aty është afruar personi që kishte dhe automatik dhe ka qëlluar me breshëri dhe kanë tentuar të shmangen plumbave dhe autori i ka ndjekur nga pas duke vazhduar të qëllojë.

Autori i dyshuar i identifikuar si Rakip Gila ka kaluar në derën e pasme të lokalit dhe ka marrë një makinë të një personi të rastësishëm dhe ka tentuar ti largohet policisë, por është arritur të kapet në lumin Kir.

Policia e shtetit ka dyshimet se dy të vdekurit janë të pafajshëm dhe janë qëlluar rastësisht, ndërkohë dyshohet se shënjestër është Erogen Brajovic i cili është vëllai I Denis Brajovic. Vetë I arrestuari ka thënë se synim kishte Erogen Brajovic dhe jo të tjerët pasi sipas tij ai e kërcënonte. Ndërkohë sipas të dhënave thuhet se ai punon për llogari të Lulëzim Kullës që operon në Shkodër, por një detaj tjetër është se autori ka patur dhe rroba për tu ndërruar pas atentatit.

Ajo që mbetet për tu diskutuar është që personi o dyshuar Gila ka qenë për dy vite në burg dhe prokuroria ka kërkuar burg për të dhe ndërkohë që Gjykata e ka liruar me punë. A mundej I vetëm Gila të bënte këtë atentat.

Kjo ngjarje konsiderohet si hakmarrje mes Bajrave dhe Lici. Lidhet me këtë përplasje, por familja Lici dhe Kulla që është dhëndër në këtë familje nuk kishin marrëdhënie të mira. Ndërkohë pritet të shihet nëse kanë lidhje me njëra tjetrit ngjarja e Kristjan Kolës pak ditë më parë dhe ngjarja e sotme. Hetuesit kanë dyshime të forta që ngjarjet lidhen me hakmarrje mes bandave.”-tha Lala në TPZ.

Lini një Përgjigje