TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Nëntor 2025, 13:46

Kokainë ‘Rolls Royce’, dalin pamjet nga operacioni në Itali ku u godit klani shqiptar (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Kokainë ‘Rolls Royce’, dalin pamjet nga operacioni në
Operacioni antidrogë në Itali

Këto janë pamjet e operacionit të zhvilluar në Breshia, ku u godit një klan shqiptar i trafikut të drogës. Në pamje shihen edhe kontrollet me qen antidrogë. Ndërsa droga dallohet e paketuar me logon e ‘Rolls Royce’, një makinë luksoze britanike.

Gjithashtu një oficer i Antiterrorit në Policinë Shqiptare është pjesë e personave të arrestuar në Itali, të akuzuar për një grup të strukturuar që trafikonte lëndë narkotike nga Amerika e Jugut dhe nga Shqipëria.

Në pranga ka rënë punonjësi i Policisë së Shtetit, Igli Haxhiaj. Para se të ishte pjesë e strukturave të Antiterrorit, Haxhia ka qenë edhe pjesë e Skuadrës Operacionale. Haxhiaj akuzohet për disa vepra penale, nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre.Kokainë ‘Rolls Royce’, dalin pamjet nga operacioni në

Sipas raportimeve të mediave italiane, Gjykata e Breishas ka lëshuar në total 24 masa sigurie, 9 prej të cilave janë ekzekutuar në qytetin italian. Sipas të dhënave paraprake janë 49 personash që po hetohen, 46 prej të cilëve janë shqiptarë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar afro 3 milionë euro, ndërsa nga shitja e drogës ky grup përllogaritet të ketë fituar 12 milionë euro.

Sipas raportimeve në mediat italiane, grupi importonte në Itali kokainë nga Amerika e Jugut, ndërsa heroinën e merrte nga Shqipëria. 

 

operacioni antidrogë në itali

Lini një Përgjigje