TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Nëntor 2025, 12:40

Aksident me pasojë vdekje në autostradën Tiranë-Durrës, ndërron jetë 28-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
Aksident me pasojë vdekje në autostradën Tiranë-Durrës,
Pamje ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se një 28 vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurat anësore.

Si pasojë e aksidentit, 28-vjeçari ka humbur jetën në spital. Ende nuk është zbardhur identiteti i të riut, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

“Më datë 27.11.2025, rreth orës 00:30, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. Gj., 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, dhe më pas automjeti është përplasur me bordurat anësore të rrugës.

Si pasojë, 28-vjeçari ka humbur jetën në spital. Punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje