
Policia italiane ka arrestuar një të ri shqiptar, i cili akuzohet se është i përfshirë në rrjetin e shpërndarjes së kokainës në Itali.
Aksioni është finalizuar dy ditë më parë, ndërsa sot u konfirmua arrestimi i 33-vjeçarit në Trezzano sul Naviglio. Oficerët e Ekipit Hetimor të Stacionit të Policisë Lorenteggio, gjatë një operacioni të synuar për të luftuar trafikimin e drogës, identifikuan një apartament si bazë të mundshme për posedim dhe trafikim droge.
Oficerët panë 33-vjeçarin i cili ishte pritur dikë jashtë një ndërtese në Via Verdi dhe posedonte një palë çelësa për një apartament brenda ndërtesës.
Gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan disa pako droge të vulosura, një qese që përmbante 43 gramë kokainë, të ndarë në shtatë copë, 100 euro cash, një peshore precize, një lugë çaji dhe një palë gërshërë, të dyja të ‘njollosura’ me lëndë narkotike.
I riu është mbyllur në qelitë e paraburgimit, në pritje të masës së sigurisë, teka vijojnë hetimet për të zbuluar bashkëpunëtorë të tjera të rrjetit.
Lini një Përgjigje