TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Korrik 2025, 14:02

Kultivonte drogë, arrestohet 27-vjeçari në Vaun e Dejës

Shkruar nga Pamfleti

Kultivonte drogë, arrestohet 27-vjeçari në Vaun e Dejës

Një 27-vjeçar i cili ishtë në kërkim ka rënë në prangat e policisë pasi kishte kultivuar 180 bimëve narkotike kanabis në fshatin Mnelë.   

Në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij 17-vjeç.

Ndërsa është proceduar në gjendje të lirë babai i 27-vjeçarit, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet një armë gjahu që e mbante pa leje. 

"Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kapën dhe ndaluan shtetasin P. N., 27 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi nga hetimet e kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se një bashkëpunim me një 17-vjeçar, kanë kultivuar 180 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Mnelë, të cilat janë janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, në muajin qershor. Punohet për kapjen e 17-vjeçarit.    

Në vijim të veprimeve procedurale, u krye kontroll në banesën e shtetasit Z. N., 62 vjeç, babai i shtetasit të arrestuar, ku u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu që 62-vjeçari e mbante pa leje. U referuan materialet procedurale në Prokurori dhe nisi procedimi penal për 62-vjeçarin.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

Lini një Përgjigje