TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Korrik 2025, 12:36

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Gramsh, humb jetën 66-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Gramsh, humb jetën

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Cërrik-Gramsh.

Mësohet se një 66-vjeçar, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve, ai ka humbur jetën.

“Më datë 30.07.2025, rreth orës 23:30, në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”, shtetasi O. K., 66 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje