TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Korrik 2023, 21:52

Makina del nga rruga dhe përfundon brenda lokalit në Farkë, plagosen babë e bir

Shkruar nga Pamfleti
Makina del nga rruga dhe përfundon brenda lokalit në Farkë,
Liqeni i Farkës

Babë e bir kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti. Ç. B., 50 vjeç dhe D. B., 25 vjeç, kanë qenë duke punuar në lokalin e tyre në Farkë, por një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ambientet e biznesit duke i lënë at të dëmtuar.

Më datë 01.07.2023, rreth orës 21:05, janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasit Ç. B., 50 vjeç, dhe djali i tij, shtetasi D. B., 25 vjeç.

Dy shtetasit kanë qenë duke qëndruar në lokalin e tyre, në afërsi të liqenit të Farkës, dhe drejtuesi i një automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është futur në lokal.

Grupi hetimor po kalon në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.

farke askident

Lini një Përgjigje