TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Korrik 2025, 10:06

Me armë në brez, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës 

Shkruar nga Pamfleti

Me armë në brez, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e

Një 28-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Vaun e Dejës, pasi u kap me armë zjarri. I riu lëvizte i armatosur duke rrezikuar sigurinë publike. 

Policia sekuestroi armën dhe municionin luftarak.

"Kapet në flagrancë me armë zjarri pistoletë, në fshatin Nënshat, vihet në pranga 28-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit me municion luftarak.

Në vijim të aksioneve policore me objektiv identifikimim dhe ndalimin e shtetasve që lëvizin të armatosur, duke rrezikuar sigurinë publike dhe jetën e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në kuadër të operacionit “Brezi”, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje.

Për këtë rast u vu në pranga shtetasi E. P., 28 vjeç, banues në fshatin Nënshat.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Nënshat, duke lëvizur me armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që i posedonte pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të metejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje