TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Korrik 2025, 08:52

Shkrumbohet "Benz-i" në Korçë 

Shkruar nga Pamfleti

Shkrumbohet "Benz-i" në Korçë 

Një automjet tip “Mercedes Benz” është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Korçës. Sipas burimeve paraprake, makina është djegur plotësisht nga zjarri që shpërtheu rreth orës 02:00, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Menjëherë pas njoftimit, zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e flakëve, por automjeti ishte tashmë i shkrumbuar. Zjarri ka prekur edhe një pjesë të vogël të një automjeti tjetër që ndodhej i parkuar pranë tij.

Policia po heton rrethanat e ngjarjes duke ndjekur dy pista: zjarrvënie të qëllimshme dhe shkaqe aksidentale. Grupi hetimor është në terren dhe pritet të përcaktojë shkakun e saktë të zjarrit në orët në vijim.

Lini një Përgjigje