Një 33-vjeçar është arrestuar në Sarandë pasi dyshohet se ka marrë me forcë një 19-vjeçar, në automjet kundër vullnetit të tij.
Ngjarja ka ndodhur më 24 shtator 2025, pas një konflikti për motive të dobëta në fshatin Metoq.
Sipas policisë, Geraldo Obzova dyshohet se ka mbajtur të riun për disa minuta në automjet dhe më pas e ka lënë të lirë. Ndërkohë, adoleshenti nuk e ka pranuar që është mbajtur jashtë vullnetit të tij.
"Sarandë/I hoqi lirinë një 19-vjeçari duke e mbajtur për disa minuta, në automjet kundër vullnetit të tij, arrestohet 33-vjeçari.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, lidhur me rastin e një 19-vjeçari që dyshohej se ishte marrë me forcë në një automjet, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, vijuan veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Nga deklarimet e dhëna para oficerëve të policisë gjyqësore, 19-vjeçari nuk ka pranuar se ishte marrë forcërisht, por hetimet e mëtejshme bënë të mundur zbardhjen e plotë të rastit.
Si rezultat, shërbimet e Policisë identifikuan dhe arrestuan në flagrancë shtetasin G. O., 33 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë. Ky shtetas dyshohet se më datë 24.09.2025, rreth orës 13:30, pas një konflikti për motive të dobëta në fshatin Metoq, ka marrë kundër vullnetit të tij në automjetin tip “Mercedes-Benz” shtetasin F. M., 19 vjeç, duke e mbajtur aty për një kohë të shkurtër dhe më pas e ka lënë të lirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”", njofton policia.
Lini një Përgjigje