
Gjykata e Vlorës ka lënë në me burg për 28-vjeçarin Endri Beqiraj, i cili është arrestuar më 14 mars në fshatin Ramicë të bashkisë së Selenicës. Beqiraj së bashku me Julo Rrokaj 25 vjeç kanë goditur me armë kundrejt 46-vjeçarit Gëzim Lekaj, bari për t’i marrë këtij të fundit lekët.
Policia pas telefonatës së këtij shtetasi ka ndërhyrë në kohë duke parandaluar një ngjarje kriminale, teksa në komunikatën e saj për media tregon se këta dy shtetas kanë pasur për qëllim vrasjen e Gëzim Lekës.
Seanca gjyqësore drejtohej nga gjyqtarja Emirjana Dimo e cila ka pranuar kërkesën e prokurorisë për arrest me burg. E njëjta masë është dhënë në mungesë edhe për Julo Rrokaj të përfshirë në këtë ngjarje i cili vazhdon ende të jetë në kërkim.
Dy të rinjtë kanë kërcënuar me jetë bariun se në rast se nuk do paguante një shumë prej 100.000 eurosh do e vrisnin. Por pas denoncimit të bariut, policia ka ndërhyrë duke arrestuar 28-vjeçarin Beqiraj.