TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Shtator 2025, 21:01

Në burg pasi inskenoi vdekjen e tij, Davide Pecorelli i thirrje senatorit italian: Po më mbajnë padrejtësisht në burg në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Në burg pasi inskenoi vdekjen e tij, Davide Pecorelli i thirrje senatorit

Itaiani Davide Pecorelli, i cili po vuan dënimin në Shqipëri pasi inskenoi vdekjen e tij, i është drejtuar senatorit Ëalter Verini, sekretar i Komitetit të Drejtësisë të Senatit dhe një figurë kyçe në Partinë Demokratike Kombëtare, teksa i këkron ndihmë.

Në letrën e tij të gjatë, Pecorelli pretendon se po mbahet padrejtësisht në burgun më të ashpër dhe më famëkeq të Shqipërisë, “Burg 313”, dhe ndan një qeli të vogël me shtatë persona të tjerë, duke jetuar në kushte të tmerrshme sanitare. Pecorelli më pas i bën një apel të fortë senatorit.

“Ju kërkoj të merrni parasysh dëshirën time të fundit: të hedhim dritë, duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicionin tuaj, mbi çështjen ligjore në të cilën jam i përfshirë dhe, në veçanti, mbi seancën e fundit që do të mbahet më 18 shtator 2025, në orën 18:00, në Gjykatën e Apelit të Tiranës”, shkruan ai.

Pas apelit të tij, ka reaguar Verini i cili ka deklaruar se pas gjyqit që do të mbahet më 18 shtator, shpreson që drjetësia shqiptare ta nxjerrë atë nga burgu. 

“Davide Pecorelli, nga burgu shqiptar ku po mbahet, i dërgoi medias një letër të hapur drejtuar mua, si dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe autoriteteve diplomatike italiane në Shqipëri. Ne shpresojmë që mbrojtja e tij penale do të çojë në një rezultat që do të kapërcejë regjimin e tij të burgut”, shprehet Verini.

 

Lini një Përgjigje