TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Gusht 2025, 07:38

Aksident në Ksamil, plagoset rëndë një person; shoferi arratiset nga vendngjarja

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Ksamil, plagoset rëndë një person; shoferi

Një aksident ka ndodhur pasditen e djeshme në vendin e quajtur Arameras, në Ksamil, ku një këmbësor ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas burimeve zyrtare, Eni Taraj, 21 vjeç, duke drejtuar një mjet tip “Fiat” me targa AB 239 RD, ka përplasur këmbësorin Fernando Elmazi, 23 vjeç. Elmazi ndodhej pranë automjetit të tij, një “Toyota” me targa AB 442 OL, kur ndodhi përplasja. Si pasojë, ai ka pësuar dëmtime të rënda në gjymtyrë.

Pas aksidentit, Eni Taraj është larguar nga vendi i ngjarjes, duke braktisur automjetin, por më vonë është rikthyer sërish në vendngjarje.

I plagosuri po merr ndihmën e parë në Spitalin e Sarandës dhe, për shkak të gjendjes së rënduar, pritet të transportohet drejt një spitali në Tiranë për trajtim të specializuar.

Lini një Përgjigje