
Një shtetas polak është ndaluar në pikën kufitare të Qafë Thanës, pasi është kapur me armë zjarri dhe të ftohta në makinën e tij.
Arma u zbulua pas kontrolleve të policisë kufitare në doganë. Në mjet i janë gjetur edhe 1 sëpatë, 2 thika dhe 4 radio dore.
Hetimet vijojnë për zbardhjen të plotë të rastit.
"Tentoi të kalonte kufirin me armë në mjet, kapet polaku. Mësohet se një shtetas polak është ndaluar në doganë pas kontrolleve të policisë kufitare, pasi në mjet i janë gjetur armë zjarri dhe armë të ftohta. Polakut iu gjetën 1 pistoletë, 1 sëpatë, 2 thika dhe 4 radio dore. Rasti iu kalua komisariatit të Pogradecit për hetime të mëtejshme", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje